Në Manheim të Gjermanisë policia është duke zhvilluar një operacion ku mediat lokale raportojnë se një makinë goditi turmën e këmbësorëve.
Qytetarëve u është kërkuar të shmangin qendrën e qytetit, derisa në vendngjarje janë edhe shërbimet emergjente.
Siç ka raportuar BBC, një person ka mbetur i vrarë dhe “disa” të plagosur, por nuk ka të dhëna të mëtejshme.
Dëshmitarët okularë në Mannheim kanë folur për mediat lokale, me një duke thënë se “i gjithë ferri shpërtheu” pas incidentit.
Burri, i cili ishte ulur në një restorant aty pranë, thotë për Welt se ka parë njerëz që iknin në panik pasi makina goditi këmbësorët.
Ai ka theksuar se policia ishte kudo, me helikopterë që qarkullonin sipër.