James Maddison është tërhequr nga skuadra e Anglisë për ndeshjet e radhës – kundër Republikës Çeke dhe Bullgarisë në kuadër të kampanjës kualifikuese për EURO 2020 – për shkak se u sëmur.
Mesfushori i Leicesterit është kthyer në shtëpi për t’u
rikuperuar dhe besohet se trajneri i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate, nuk do ta
ftojë asnjë lojtar tjetër si zëvendësues, transmeton Gazeta Express.
Maddison ka qenë në
stol të Anglisë katër herë, duke mos u inkuadruar në lojë në asnjërën prej
tyre, dhe është ftuar në dy raste nga Anglia. Megjithatë, ai ende nuk ka
debutuar për Kombëtaren angleze.
Kur u pyet pse 22-vjeçari nuk ka luajtur ende, Southgate u përgjigj:
Unë s’mund t’u garantoj njerëzve futboll”.
“Ai vetëm duhet t’i shikojë lojtarët e tjerë që kanë mbetur
jashtë skuadrës gjithashtu për ta kuptuar se është arritje vetëm të marrësh
ftesë nga Angli dhe unë nuk e trajtoj atë ndryshe nga të tjerët”.
“Ai dëshiron të flasë për futbollin dhe kjo është një gjë e
mrekullueshme. Ai dëshiron ta dijë se në cilat aspekte të lojës së tij mund të
përmirësohet dhe çka na pëlqen te ai”.
“Ai përshtatet shumë mirë dhe i merr të gjitha këshillat, kështu
që është duke luajtur mirë. Mirëpo, edhe Mason Mount, Jadon Sancho e disa të
tjerë po luajnë mirë dhe ky është problemi”. /Gazeta Express/
BURIMI: https://www.gazetaexpress.com/sport/


