Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të realizojë takim bilateral me komisarin për lidhje kulturore të Japonisë, Shuniçi Tokura, i cili po qëndron për vizitë pune dyditore në vendin tonë.
Pas takimit, siç kumtoi Ministria, është paraparë nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim në sferën e kulturës, i cili njëherit është dokument i parë bilateral në këtë sferë mes dy shteteve.