Në fund të dhjetorit të vitit të kaluar është mbajtur takimi i fundit që Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut mbajtën për iniciativën “Open Balkan”.
Por, se kur do të mbahet një takim tjetër, ende nuk është bërë e ditur.
Arsyeja është lufta e nisur në Ukrainë nga Federata Ruse. Serbia është shteti i vetëm nga kjo nismë që ende nuk e ka dënuar këtë agresion rus.
Shqiptarët kërkojnë tërheqje të Maqedonisë së Veriut nga kjo nismë
Kurse lufta në Ukrainë ka shtuar edhe më tepër revoltën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut kundër nismës “Ballkani i Hapur”, shkruan Almakos.
Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët thotë se kjo iniciativë është Kali i Trojës i Putinit në rajon, duke kërkuar që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të tërhiqen nga kjo nismë e dëmshme një ditë e më parë.
“Unë besoj që me këto zhvillime të ditëve të fundit nisma Open Balkan është e vdekur. Është më se e qartë se pjesëmarrja e Shqipërisë dhe e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një nismë të tillë me Republikën e Serbisë në një far mënyre paraqet një rrezik që kjo nismë të transformohet në dorë të zgjatur të Federatës Ruse në Ballkanin Perëndimor, sepse Serbia është e qartë se nuk do të ndëprej marrëdhënjet e tyre politike, ekonomike me Rusinë përkundrazi ekziston rreziku i thellimit të tyre sepse Rusia është gjithnjë më e izoluar dhe i ka ngelur fare pak partner nëpër botë dhe Serbia është i vetmi partner”, theksoi Fetai.
Shkrimtari dhe analisti nga Shkupi Kim Mehmeti vlerëson se rinia shqiptare duhet ta pastrojnë shqiptarinë nga iniciativa të tilla.
“Në këtë Ballkan ne edhe sot jemi po aq të ‘vetmuar’ sa çdoherë, por kemi diçka që nuk e kemi pasur kurrë më parë: një rini e cila e njehë dhe komunikon me tërë botën, rini që jo vetëm se nuk jeton me barrën e popullit të vetmuar, por ndjehet pjesë e barasvlershme e civilizimit botërorë.
Dhe asaj rinie duhet ushqyer shpresat dhe atë duhet çliruar nga ‘raca e poshtër’ politike që i bëri opozitë popullit të vet si dhe, nga ‘derrat’ partiak, që u majmën nga djersa e popullit dhe që u freskuan duke u përpëlitur në lloçin e pistë të lojërave politike.
Asaj rinie duhet thënë të jetë e kujdesshme e të vë maskat, sepse do i bie në hise t’i pastrojë trojet tona nga projektet e dëmshme për shqiptarinë, si për shembull atë të ‘Ballkanit të Hapur’, projekte që janë derdhje e gropës septike të stërmbushur me pisllëqet shekullore politike antishqiptare”, vlerëson Mehmeti.
Edhe opozita maqedonase ka reervat e veta ndaj kësaj iniciaative. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski potencoi se partia e tij ka rezerva për iniciativën “Ballkani i hapur”, kurse ka kritikuar paetinë shqiptare në pushtet, BDI-në, që përkrah këtëiniciativë.
“Gjithmonë kur BDI-së i bie rejtingu, shkon kah nacionalizmi, kah temat si Kosova, Shqipëria… Gjithmonë kur duan të flirtojnë me shoqërinë ndërkombëtare, flasin se projekti “Ballkani i hapur” është i mirë, kurse Kosova është kundër asaj marrëveshje”, tha Nikollovski.
Edhe analistët në Kosovë e Shqipëri kundër “Open Ballkanit”
Për profesorin Bekimin Baliqi, kjo nismë tashmë nuk ka asnjë kuptim.
“Nisma shkonte kryekëput në favor të Serbisë si një hegjemoni ekonomike me pretendime edhe politike në Ballkan, prandaj unë mendoj se Shqipëria duhet të tërhiqet dhe nisma të përmbyllet. Në këto rrethana nisma e tillë nuk ka më kuptim, deklaroi për RTV Dukagjinin, Bekim Baliqi.
Kurse, pas mos renditjes se Serbisë krahë SHBA-së, analisti politik nga Shqipëria, Ben Andoni, mendon se Open Ballkan tani për tani i konvenon më së shumti Shqipërisë.
“Serbia nuk mund të bëjë më shumë se kaq pasi është krejtësisht e varur nga Rusia. Më këto veprime, ajo ka mbyllur aty pyetjet e vazhdueshme nga publiku shqiptar për të ardhmen e Ballkan Open”, deklaroi Andoni.
Se Serbia ka qartë pretendime territoriale, e thotë Ibrahim Gashi, profesor universitar.
“Serbia tashmë dihet se ka pretendime ndaj territorit të Kosovës. Sigurisht se në këto rrethana pala kosovare nuk mund t’i bashkohet kësaj nisme dhe do të jetë kundër saj”, deklaroi Gashi.
Në takimin që kishte Presidentja e Kosovë Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kanë diskutuar për këtë nismë. Ndër tjerash në këtë takim është thënë se kjo nismë konsiderohet si mjet i Serbisë për shtrirje të hegjemonisë së saj në rajon.
Publikohet lista e deputetëve në Shqipëri që votuan kundër largimit të Shqipërisë nga “Open Ballkani”
Në Kuvendin e Shqipërisë pati një iniciativë të propozuar nga opozita për tërheqjen e vendit nga iniciativa “Open Ballkan”. Iniciativa u refuzua nga mazhoranca, kurse nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka publikuar listën e deputetëve që rrëzuan amendamentin për daljen e menjëhershme të Shqipërisë nga iniciativa “Open Balkan”, transmeton Almakos.
Ai shkruan se këta deputetë nuk do të harrohen kurrë, duke i cilësuar kolaboracionistë që votuan që pazari skllavërues dhe agresiv me Serbinë, aleaten e vetme dhe besnike të Rusisë uzurpatore të vazhdojë.
POSTIMI I VASILIT
Ja lista e deputeteve, që votuan kundër daljes nga Ballkani i Hapur dhe pro Serbisë e Rusisë!
Këta deputetë nuk do harrohen kurrë!
Edhe ditën, kur Serbia doli hapur pro Rusisë agresore e pushtuese dhe kundër Parlamentit Europian, BE-së, NATO-s dhe SHBA-së, këta deputetë votuan kundër Amendamentit për daljen e menjëhershme nga Ballkani i Hapur.
Ballkani i Hapur është thjesht një pazar i pistë ruso sllav mes Vuçiç dhe Ramës kundër paqes, kundër Ukrainës, kundër Kosovës, kundër Shqipërisë.
Këta kolaboracionistë votuan, që ky pazar skllavërues dhe agresiv me Serbinë, aleaten e vetme dhe besnike të Rusisë uzurpatore të vazhdojë.
Mos i harroni këta deputetë, që për një karrige në Parlament, që u hedh si kockë për ta lëpirë Edi Rama, e nxjerrin Shqipërinë dhe Kosovën në pazar!
1. Edi Rama
2. Elisa Spiropali
3. Damian Gjiknuri
4. Taulant Balla
5. Fatmir Xhafaj
6. Erion Braçe
7. Besion Ajazi
8. Arben Ahmetaj
9. Benet Beci
10. Belinda Balluku
11. Ismet Beqiraj
12. Alqi Bllako
13. Luljeta Bozo
14. Klotilda Bushka
15. Lindita Buxheli
16. Bujar Çela
17. Gledis Çeliku
18. Anila Denaj
19. Laert Duraj
20. Gerta Duraku
21. Luan Duzha
22. Antoneta Dhima
23. Milva Ekonomi
24. Toni Gogu
25. Etilda Gjoni
26. Blerina Gjylameti
27. Saimir Hasalla
28. Blendi Klosi
29. Petro Koçi
30. Mimi Kodheli
31. Bardhyl Kollçaku
32. Hatixhe Konomi
33. Lavdrim Krashi
34. Mirela Kumbaro
35. Niko Kuri
36. Evis Kushi
37. Meri Markiçi
38. Ulsi Manja
39. Ogerta Manastirliu
40. Aurora Mara
41. Shpresa Marnoj
42. Ilir Metaj
43. Nasip Naço
44. Fadil Nasufi
45. Ilir Ndraxhi
46. Eduard Ndreca
47. Lindita Nikolla
48. Niko Peleshi
49. Ilir Pendavinji
50. Arben Pellumbi
51. Tatjana Piro
52. Mirela Pitushi
53. Xhemal Qefalia
54. Ornaldo Rakipi
55. Teuta Ramaj
56. Pranvera Resulaj
57. Rahman Rraja
58. Vullnet Sinaj
59. Klodiana Spahiu
60. Florenc Spaho
61. Paulin Sterkaj
62. Eduard Shalsi
63. Anduel Tahiraj
64. Dasantila Tahiraj
65. Ilir Topi
66. Ermonela Valikaj
67. Etjen Xhafaj
68. Alban Xhelili
69. Klevis Xhoxhi
70. Enslemvera Zake
71. Baftjar Zeqaj
72. Bledar Çuçi
73. Jurgis Çyrbja
74. Gentjan Deda
75. Denis Deliu