Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë LSM sot në Shkup në protestën e re për paga më të larta deklatuan se pa punëtorë, nuk ka shtet, dhe nuk ka as qeveri
Protesta filloi nga Shtëpia e Punëtorëve, do të kalojë pranë Parlamentit dhe Dhomës së Tregtisë, për të përfunduar para Qeverisë.
Kërkesat ishin të njëjta – paga minimale të rritet në 600 euro dhe një rritje lineare e të gjitha pagave të punëtorëve me 6,000 denarë.
Sipas të dhënave nga Zyra e të Ardhurave Publike, të cilave u referohet sindikata, rreth 160,000 punëtorë marrin një pagë nën kufirin e varfërisë.


