Çështja e rritjes së pagës minimale mbetet e hapur. Paga minimale duhet të harmonizohet këtë muaj dhe sipas llogaritjeve, rritja do të ishte rreth 1.800 denarë. Sindikatat kërkojnë që paga minimale të jetë 500 euro, ndërsa kontributet e dallimit të lartësisë së pagës minimale deri 30.000 denarë t’i subvencionojë shteti. Nga Qeveria lënë që të merren vesh sindikatat dhe punëdhënësit, duke shtuar se nuk kanë asgjë kundër nëse punëdhënësit mund të paguajnë pagë minimale më të lartë se ajo ligjore, por se subvencionimi i kontributeve nuk është në agjendën e Qeverisë.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot pritet që në Qeveri ta dorëzojë propozimin me të cilin do të kërkojë rritje të pagës minimale dhe të të gjitha pagave të tjera. Prej aty për sot në orën 12 caktuan konferencë për media në të cilën do të flasë kryetari i LSM-së.
Sipas LSM-së, 24.400 denarë aq sa do të ishte paga minimale sipas harmonizimit ligjor janë shumë pak për punëtorët duke i pasur parasysh shpenzimet e jetës. Për këtë shpresojnë se punëdhënësit do të tregojnë vullnet të mirë dhe do ta pranojnë kërkesën e tyre, ndërsa Qeveria do ta luajë rolin kyç që t’i subvencionojë kontributet për dallimin prej 24.400 deri 30.000 denarë. Nga LSM thonë se paga minimale duhet të sigurojë minimum siguri materiale për punëtorët.
Punëdhënësit pajtohen që të rritet paga minimale, por kërkojnë që Qeveria tu ndihmojë me subvencionimin e kontributeve. Për vlerën e pagës minimale do të bisedohet në mbledhjen e Këshillit Ekonomik-Social që duhet të mbahet në mes të këtij muaji.