02 April
VMRO-DPMNE-ja nuk ka se çfarë të kërkojë, vetëm mund ta dorëzojë qetë pushtetin dhe të debllokojë proceset demokratike për të mirën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë – është qëndrimi i LSDM-së për manifestin që sot e publikoi partia e Gruevskit.
VMRO-DPMNE-ja përmes Gjorge Ivanovit i stopon proceset demokratike të RM-së nëse përpjekjet janë të sinqerta do të duhej të vijojë procesi i dorëzimit të pushtetit në RM, me qëllim të zbatimit të reformave. Nuk është hera e parë që VMRO-DPMNE-ja të flet një gjë e të bëjë diçka tjetër. Shembull më flagrant është pikërisht kërkesa e tyre e sotme për zbatimin e regjistrimit. Pas 11 viteve qeverisje dhe mbi 14 milionë euro të parave të shpenzuara shtetërore dhe regjistrimit të dështuar, tani të njëjtin ta ngritin në piedestal si prioritet i Maqedonisë – deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së.