VMRO-DPMNE kishte tentime për të diskredituar zgjedhjet, megjithatë ne kishim një ditë të sukseshme, deklaroi zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska, pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Nga partia në pushtet nuk i kanë përmendur rezultatet e zgjedhjeve, megjithatë kanë thënë se të për të njejtat do të ketë konferencë për shtyp.
“Sot janë mbajtur zgjedhje fer dhe nuk kanë funksionuar metodat e VMRO-DPMNE-së për të diskredituar të njejtat. Gjorçe PEtrov, Makedonsja Kamenica janë vetëm një pjesë e rasteve ku VMRO-DPMNE u mundua të ndikojë në procesin demokratik”, deklaroi Kuzeska.