Për Nikolla Gruevskin gjithçka ishte e pranueshme deri sa ai lutej për të formuar shumicë parlamentare, kanë reaguar nga LSDM ndaj komunikatës së VMRO-DPMNE-së.
Sipas tyre, tani kur ai duhet të pranoj faktin se është defaktorizuar, se ka humbur pushtetin për shkak se rreth 700.000 mijë qytetarë u deklaruar kundër politikave të tij që janë destruktive, të dëmshme, politike kriminele, ai gjen arsyetime për thellim të krizës politike.
“Atë që ai po e bën janë lëvizje të një politikani të dëshpëruar I cili e dinë se proceset demokratike sjellin jetë për të gjithë, jo vetëm për familjen e tij, për shkak se nuk do të ketë më kontroll ndaj jetës së qytetarëve dhe për veprat kriminele që i ka bërë dhe për të cilat duhet të jap llogari”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Sipas tyre Gruevski dhe bashkëpunëtorët duhet të tërhiqen nga provokimet dhe dhuna që po e nxisin dhe të lejojnë transferim të qetë të pushtetit.
“Gënjeshtrat më nuk kalojnë. Vetëm koncepti i një shoqërie për të gjithë mund ta ruaj unitaritetin e shtetit, me të cilin po luan në mënyrë jo serioze udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së. Hapi i ardhshëm në Maqedoni është që Gjorgi Ivanov të dorëzoj mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev i cili do ta formoj Qeverinë e re të qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

