LSDM-ja ka bërë thirrje që të mundësohet vazhdimi i proceseve demokratike dhe se shteti duhet të funksionojë me kapacitetin e tij të plotë
“Është vendosur në pikëpyetje ekzistimi i qytetarëve dhe firmave për shkak të bllokimeve të paarsyeshme me të cilat parandalohet transferimi i qetë i pushtetit. Ministrat në largim kanë pushtet teknik. Për një kohë të shkurtë do të përfundojnë edhe ingerencat e kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal, ndërsa zgjedhje të reja lokale nuk mund të ketë pa kryetar të Kuvendit. Kjo do të thotë bllokim të gjithë sistemit shtetëror. Këtë shumica e re parlamentare nuk do ta lejojë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e LSDM-së.
Nga Partia e Zoran Zaevit kërkojnë urgjentisht që VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski të ndalojnë me skenarët për destabilizimin e Maqedonisë.