E turpshme është që në mes të një pandemie, VMRO-DPMNE me 500 amendamente po tenton të bllokojë miratimin e ndryshimeve në Ligjin për kujdes shëndetësor, i cili parashikon që mjekët që kanë arritur moshën e pensionit mund të zgjasin veprimtarinë e tyre të punës deri në moshën 67 vjeçare.
Tani, me parashtrimin e mijëra amendamenteve absurde dhe të çuditshme në ndryshimet e propozuara në Rregulloren e punës së Kuvendit, të cilat do të lejonin deputetët nga distanca të punojnë të izoluar, si dhe duke bllokuar Ligjin për kujdes shëndetësor, opozita po përpiqet ta bëjë parlamentin jofunksional, kur Buxheti për vitin 2021 duhet të miratohet, kur 300.000 qytetarë janë duke pritur për kartela pagese, ndërsa kompanitë mbështetjen financiare.
VMRO-DPMNE-ja në Kuvend dhe jashtë saj bën bllokime dhe shkatërrime, të cilat janë të rrezikshme dhe të dëmshme për shtetin dhe interesat kombëtare, në kundërshtim me interesat e qytetarëve.
Kuvendi është këtu për t’i shërbyer qytetarëve, e jo politizmit të VMRO-DPMNE-së, e cila për shkak të sjelljes hipokrite dhe të papërgjegjshme është në opozitë dhe do të mbetet në opozitë për një kohë të gjatë.
LSDM – Qendra për komunikime me opinionin