Hristjan Mickoski dhe partija e tij nuk kanë kredibilitet që të flasin për ekonominë për shkak të zhvatjes që VMRO-DPMNE-ja ua bëri qytetarëve dhe rrënimin që e shkaktojë gjatë 11 vitesh qeversije.
Politikat e gabuara të VMRO-DPMNE-së shkaktojnë pabarazi në shoqëri, padrejtësi dhe evazion social.
VMRO-DPMNE-ja e rrënoi ekonominë, 11 vite i shpenzoi paratë e qytetarëve në mënyrë të fshehtë dhe të dëmshme për arritjen e qëllimeve të tyre kriminale dhe pasurimin e disa personave, përderisa qytetarët dhe shteti po futeshin në borxhe dhe skamje.
Për dallim nga sjellja e tillë ndaj parasë së qytetarëve, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja përmes politikave të suksesshme ekonomike dhe Planit për zhvillim ekonomik, siguron paga më të larta, vende të reja të punës, rritë ndihmën për prodhimtari dhe më shumë para për bizneset familjare. Kjo është vërtetuar edhe përmes parametrave ekonomik.
LSDM beson në shoqëri të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët dhe duke filluar nga këtu e sheh nevojën për reforma me të ciën do të siguroheshte taksim i drejtë.
VMRO-DPMNE-ja e nervozuar, të mos shpërndajë lajme të pavërteta, debati për udhëheqje të drejtë me taksimin është i hapur dhe nga po i njëjti do të dalin vendimet kryesore dhe vendimet më të mira.