Sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i Statistikave, çmimet kanë shënuar një rritje prej 5.2%, ndërsa krahasuar me janarin e vitit 2024, kostoja e jetesës ka ulet vetëm me 4.9%, njofton LSDM.
Kjo statistikë, sipas partisë, pasqyron paaftësinë e Qeverisë së Mickoskit në përballimin e sfidave ekonomike. Në vetëm tetë muaj, qytetarët janë përballur me një kolaps financiar. Çmimet e produkteve dhe shërbimeve ushqimore janë rritur jashtë kontrollit, ndërsa faturat e energjisë elektrike janë ngritur po ashtu. Ngrohja është më e shtrenjtë dhe pagat janë ngelur, duke i vështirësuar jetesën e qytetarëve.
“Familjet janë të përfshira në një luftë të përditshme për t’u përballur me kostot e larta, ndërsa Qeveria e Mickoskit mbetet pa një strategji dhe plan konkret për stabilizimin e ekonomisë. Paaftësia e tij po e shtyn vendin drejt një krize të thellë ekonomike,” thuhet në reagimin e LSDM-së.
Po ashtu, partia thekson se masat për mbështetje të shportës janë dështuar plotësisht, dhe njoftimi për ngrirjen e marzheve ende nuk është miratuar, duke shtuar se kjo është një tjetër dëshmi që Qeveria vepron në interes të elitës, dhe jo për qytetarët.