Deklaratat e eurodeputetit Ivo Vajgëll, se Nikolla Gruevski është i gatshëm të shkoj deri në fund për arsye se nuk i shkohet në burg, është edhe një vërtetim i asaj që kemi paralajmëruar edhe më herët se ai vetëm për interesa personale po e thellon krizën. Kështu kanë thënë nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, duke shtuar se një gjë e tillë është e palejuar dhe se qytetarët e vendit nuk duhet të jenë peng të Nikolla Gruvevskit.
“Është e palejuar që Nikolla Gruevski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së të mohojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve, të gënjejnë nëpër media dhe të shqetësojnë qytetarët me çështje etnike që nuk janë në Program, të nxisin urrejtje ndërnacionale dhe mosdurim, në tentim për shpëtim nga përgjegjësia personale dhe krimet e bëra në 10 vitet e fundit”, kanë thënë nga LSDM, transmeton SHENJA.
Ata kanë shtuar se Maqedonia ka nevojë për zgjidhje të shpejtë të krizës dhe se nuk do të lejojnë që vendi të jetë peng i individëve të zhytur në krim.

