Strategjia për Ballkanin Perëndimor dhe për zgjerim të Bashkimit Evropian është edhe një lajm i mirë për Republikën e Maqedonisë. Maqedonia bëri përparim të dukshëm në rrugën e saj evropiane, me çka konfirmohet suksesi i politikave të Qeverisë së kryesuar nga LSDM në zbatimin e procesit reformues.
Gatishmëria e shprehur e Komisionit Evropian të japë rekomandim për fillim të negociatave për anëtarësim, në bazë të kushteve të plotësuara, janë mirënjohje për përpjekjet e Republikës së Maqedonisë dhe paraqesin inkurajim për rezultate plotësuese në sferat kyçe. Njëkohësisht, Strategjia siguron edhe përfitime konkrete për qytetarët dhe komunitetin afarist. Rritja e fondeve për Erazmus plus për udhëtime dhe studime, hapja e fondeve të reja për fillim të bizneseve, fillimi i procesit të krijmit të Unionit energjetik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, rritja e numrit të projekteve për infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore, si dhe rritja e ardhshme e ndihmës parainkuadruese përmes fondeve IPA, janë disa nga përfitimet që pasojnë në procesin eurointegrues
të Republikës së Maqedonisë.
Përparimi i Maqedonisë në procesin e integrimit është sukses i përbashkët i tërë shtetit, institucioneve, partive politike, bashkësive dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe paraqesin motiv shtesë për zbatim edhe më të përkushtuar të procesit reformues. Përmes politikave të suksesshme të Qeverisë së kryesuar nga LSDM, Maqedonia sërish po lëviz në rrugën e vërtetë, që është në interes të të gjithë qytetarëve. Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë
Data 22.09.2025
Aktuale
- Arrestohet në PKK Bllatë 41-vjeçari nga Shqipëria i kërkuar nga Interpoli
- Kërcënohet një grua në Tenovë, policia po heton rastin
- Çfarë fshihet pas pyetjes ‘provokuese’ së Naim Murselit në gjykatë?
- Toshkovski: Bota po përballet me kërcënime tradicionale, por edhe me luftëra kibernetike
- MMJPH: Koncentrimet e PM10 janë brenda kufijve të lejuar në Trubarevë
- Vdes ikona e filmit dhe teatrit- Enver Petrovci
- Kinematografia në zi, ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Enver Petrovci
- Arrestohet në Tetovë 52-vjeçari i dyshuar për vjedhje