Partia maqedonase në pushtet LSDM, sot përmes një kumtese thotë se arritja e marrëveshjes përfundimtare me Greqinë është akt patriotik me të cilin mbyllet çështja 25-vjeçare, sigurohet ardhmëria e Maqedonisë si anëtare e plotë e BE-së dhe NATO-s dhe përforcohet identiteti i Maqedonisë.
Nga kjo parti shtojnë se me marrëveshjen largohet pengesa e fundit për procesin euroatlantik.
Ata më tej thonë se qytetarët e njohin rëndësinë historike të referendumit, e dinë se marrëveshja për çështjen e emrit me Greqinë është historikisht më e mira dhe mundësi e drejtë që njëherë e përgjithmonë të sigurohet ardhmëria e Maqedonisë, njëherë e për gjithmonë të sigurohet dhe të garantohet identiteti maqedonas.

