LSDM-ja sot përmes një kumtese u bën thirrje qytetarëve të mos u nënshtrohen provokimeve, ndërsa e akuzoi VMRO-DPMNE-në se bën presion ndaj Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.
“Procesi i numërimit dhe shpalljes është pjesë e rëndësishme e zgjedhjeve demokratike për këtë arsye VMRO-DPMNE duhet të ndalojë të bëjë presion ndaj KSHZ-së, ndërsa ky institucion të mbetet konsekuent ndaj procedurave ligjore”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
LSDM-ja akuzoi se udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dëshiron skenar për përleshje mes qytetarëve sepse, siç theksohet, janë frikësuar nga përgjegjësia për krimet që i kanë bërë.
“Shumicë e madhe, mbi 612 qytetarë, votuan për ndryshime dhe askush nuk mund të luajë me vullnetin e qytetarëve”, thekson LSDM-ja në reagimin me shkrim.