Mickoski dhe VMRO-DPMNE, të cilët pretendojnë se pagat janë mjaft të larta dhe nuk duhet të rriten, nuk kanë asnjë problem të udhëtojnë nëpër Evropë me fluturime private çarter për vizita partiake.
Prej tre ditësh ata heshtin dhe nuk zbulojnë sa ka kushtuar fluturimi me kompaninë private ajrore, me të cilin rreth pesëdhjetë përfaqësues të Qeverisë dhe mediave udhëtuan për në Budapest. Mickoski, i njohur për faktin se “i dhembin gjunjët” në klasën ekonomike dhe gjithmonë zgjedh klasën e biznesit, këtë herë ka vendosur të shkojë një hap më tej – me një çarter privat.
Pasi mediat zbuluan se Qeveria kishte marrë me qira një avion, publiku ka tre ditë që pret një përgjigje: sa kushtoi ky udhëtim? Ndërsa qytetarët mezi arrijnë fundin e muajit, paguajnë fatura të larta dhe luftojnë për të blerë produktet bazë, Mickoski udhëton me avionë privatë dhe deklaron se në buxhet nuk ka para për paga më të larta.
Kjo arrogancë dhe shpërdorim nuk është parë në asnjë qeveri të mëparshme. Mickoski ka para për gjithçka – përveç për qytetarët. Dhe kjo është gjithçka që duhet ditur për qeverisjen e tij dhe politikat e VMRO-DPMNE-së.