LSDM-ja përmes një komunikate informon se për disa ditë do të formohet Qeveria e re reformuese që do të zbatojë politika përgjegjëse ekonomike, të cilat do të kontribuojnë drejt rritjes ekonomike me çka, siç thonë, shpejtë do të fillojë zbatimi i reformave të vërteta për ngritjen e ekonomisë, të cilat do të thonë jetë cilësore për qytetarët.
“Sot, madje edhe guvernatori i BPRM, Dimitar Bogov i cili në mandatin e deritanishëm heshte lidhur me politikat e qeverive të udhëhequra nga VMRO-DPMNE, me rishikimin e shkallës së rritjes ekonomike në 2,5 për qind i konfirmoi hapat katastrofike ekonomik të pushtetit të deritanishëm të cilët e shkatërrojnë ekonominë”, njoftoi LSDM-ja.
Paralajmëroi se politikat e reja ekonomike të qeverisë reformuese do të fillojnë të zbatohen së shpejti edhe përmes një sërë masash, mes të cilave edhe rritja e pagës minimale, si dhe mbështetjen e ekonomisë, do të fillojë rikuperimi i ekonomisë së shkatërruar.
Ndërkaq, VMRO DPMNE ka dalë sot me një kumtesë përmes së cilës ka përmendur të arriturat e së kaluarës. Por nga atje nuk kanë lënë pa kritikuar edhe LSDM-në./Almakos.com