Avancimi i madh ekonomik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i notuar në Raportin e Organizatës botërore tregtare është i fundit nga seria e konfirmimeve për suksesin e politikave ekonomike të Qeverisë së kryesuar nga LSDM-ja.
Të dhënat nga Revizioni i politikës tregtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut të publikuar nga ana e OBT-së tregojnë avancim të madh të vendit tonë në fund të vitit 2018 në krahasim me fundin e vitin 2012.
Për vetëm dy vite, është i dukshëm avancimi që siguron rritje dhe zhvillim ekonomik, paga më të larta dhe vende të reja të punës.
Nga ekono(MEDIAL)në minus 1,8 për qind në tremujorin e parë në vitin 2017, sot rritja e BPV-së arrin 4,1 për qind.
Për vetëm dy vite janë realizuar 49,552 punësime, dominuese në sektorin privat. Kjo kontribuoi për ulje rapide të papunësisë e cila sot arrin historikisht më ulët 17,8 për qind.
Pagat vazhdimisht rriten.
Paga mesatare arrin 25.270 denarë dhe është rritur për 10.4 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2017.
Trendet e tilla pozitive në mënyrë shtesë do të intensifikohen. Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja së shpejti fillon cikël investues prej 5 miliardë eurove. Janë projektuar një miliardë euro për rrugë, mbi një miliardë euro për hekurudhë dhe mbi një miliardë euro për energjetikë.
Do të investohet në investime kyçe kapitale.
Si parti përgjegjëse vazhdojmë me realizimin e masave dhe politikave që sjellin rritje dhe zhvillim, rritje të konkurrencës, vende të reja të punës, paga më të larta dhe më shumë para për qytetarët.
Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së


