LSDM ka alarmuar se për tre javë për tre javë do të ketë bllokim total të sistemit. Më 15 maj sipas tyre, ndërpriten të gjitha ingerencat e kryetarëve dhe këshillave të komunave.
Ata kanë thënë se zgjedhje lokale mund të shpallë vetëm kryetari i ri i Kuvendit, përzgjedhjen e të cilit thonë ata po e bllokojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së.
“Për tre javë, nëse nuk debllokohet procesi demokratik, qytetarët do të ngelin pa ndihmën sociale që ju takon me ligj! Pa rroga do të ngelin të punësuarit në komunat, në shkollat, godinat kulturore dhe godinat tjera komunale! Punëtorët e angazhuar përkohësisht në komunat nuk do të mund të marrin kompensimin që u takon! Nuk do të mund të lëshohen leje për ndërtim, vendime për legalizim të objekteve dhe vendime tjera”, kanë thënë nga LSDM.
Që këtu, thonë ata, marrja peng e shtetit dhe qytetarëve që po e bën Gruevski nëpërmjet Trajko Velanoskit dhe Gjorge Ivanov duhet të ndalojë.