LSDM-ja dhe Koalicioni ka paraqitur 8 ankesa, informojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.
Nuk informacione se për cilat zona janë këto ankesa dhe se për cilat komuna pasi ekipi që i paraqiti ankesat nuk dha asnjë shpjegim për këtë.
Sipas informatave nga KSHZ momentalisht po përpunohen në arkiv ankesat e LSDM-së.
Deri më tani, në KSHZ janë paraqitur 14 ankesa.
Më parë, edhe Lëvizja BESA paraqiti 8 ankesa që kanë të bëjnë me procedurën e votimit.
Ankesat e BESËS kanë të bëjnë me komunën e Haraçinës, Tetovës, Likovës dhe Gazi Babës.
Paraqitja e ankesave ndaj procedurës për numërimin dhe nxjerrjen e rezultateve të zgjedhje përfundon sonte në mesnatë.