Sipas Struga Ekspres nga marrëveshja mes koalicionit të
BDI-së dhe LSDM-së, këto të dy subjekte do ta mbështesin njëra tjetrën në shumë qytete të Maqedonisë.
LSDM në Kërçovë nuk nxjerrë kandidatë pët kryetar komune por do ta mbështes direkt që në raundin e parë të zgjedhjeve kandidatin e BDI-së dhe aktualisht kryetar komune,Z.Fatmir Dehari, marrëveshja siguron fitoren e këtij të fundit.
Poashtu sipas marrëveshjes, LSDM, do ta përkrah BDI-në në Tetovë, Teuta Arifn dhe në Çair do ta përkrah Visar Ganiun.
Ndërsa në raundin e dytë partia e Zoran Zaevit do ta pëkrah Ramiz Merkon në Strugë,nëse ky i fundit kalon në raundin e dytë dhe po ashtu edhe Nevzat Bejtën.
Ndërsa BDI nuk nxjerrë kandidat në Shkup Qender, Kumanove, Oher, Manastir. Te të gjitha këto qytete BDI do ti përkrah kandidatët e LSDM-së.

