Raporti për programin vjetor të RTVM-së për vitin 2016 është i papranueshëm për deputetët e LSDM-së. Deputeti Bllagoja Poçvarski deklaroi se servisi publik sipas tyre ka shërbyer vetëm si propagandë për VMRO-DPMNE-në dhe Qeverinë e saj. Por, sipas kryetares së këshillit programor të RTVM Snezhana Klinçarovska, raportet e KE-së deri në vitin 2010 flasin se servisi publik një periudhë ka përjetuar vdeklje klinike.
“Radio Televizioni i Maqedonisë 29 për qind të kohës ia ka kushtur Qeversë, 27 për qind VMRO-DPMNE-së dhe për LSDM të gjithë kohën e ka kushtuar në ton negativ, nëse është ky vlerësim i juaji, mendoj se duhet të pyeteni si kemi kaluar periudhën e kaluar”, tha Bllagoja Boçvarski, deputet i LSDM-së.
Snezhana Klinçarovska, kryetare e Këshillit Programor të RTVM-së, thotë se është fakt se shtëpia pati “vdekje klinike”.
“Aq më shumë që ajo nuk mundej më shumë vite të drejtohet, do të thotë ato raporte të Bashkimit Evropian për bashkimin e Maqedonisë në BE ishin me një përcaktim dhe një formulim se: Radio Televizioni i Maqedonisë nuk e kryen funksionin e saj themelor të servisit publik. Ky përcaktim, ky qëndrim u ndryshua prej kur u morën një sërë reformash në RTVM”, tha ajo.
Përderisa nga LSDM proemtojnë se do të heqin tatimin radiodifuziv, nga VMRO-DPMNE, kujtojnë se ato janë të parët që në vitin 2005 vendosën që qytetarët të paguajnë tatim.
“Në periudhën e ardhshme, Qeveria e udhëhequr nga LSDM do ta heqë tatimin radiodifuziv, për shkak se qytetarët edhe në ato buxhete të vogla që i kanë në familje, nuk u duhen harxhime të tjera nga buxhetet familjare, por edhe programi ishte i tillë që shkaktonte revolt tek qytetarët”, tha Bllagoja Boçvarski, deputet i LSDM-së.
Ndërsa, Liljana Zaturovska, deputete e VMRO-DPMNE-së, ka thënë se pretendimet për pagesën ose mospagesën e taksës radiodifuzive nuk korrespondojnë me praktikën E VMRO-së kur ishte në pushtet.
“Ju në vitin 2005 e vendosët taksën radiodifuzive si një hap pozitiv të them, në drejtim që të gjendet burim për RTVM-në që ajo që ishte në atë perudhë të ringjallet dhe drejtohet në drejtimin e duhur. Ne atë hap tuajin pozitiv e votuam “për”. Çmimi i atëhershëm mendoj se ishte 350 denarë, ndërsa ne në vitin 2008. Për shkak se menduam se është tepër e madhe e ulëm në 130 denarë dhe prej atëherë filloj të rritet pagesa e tatimit radiodifuziv”.
Sipas deputetes së VMRO-DPMNE-së Liljana Zaturovska, Maqedonia paguan tatim radiodifuziv më të ulët në rajon.
Mefail Ismaili /SHENJA/
LSDM nuk e pranon programin e sivjetshëm të… by tvshenjaofficial

