Armiku i vetëm i qytetarëve të Maqedonisë është udhëheqësia kriminele e VMRO-DPMNE-së, e cila në tentim për të shpëtuar veten, dëshiron ta sakrifikoj të ardhmen e qytetarëve dhe shtetit, kanë thënë nga LSDM.
“Nuk është dashuri dhe patriotizëm t’i shkelësh dhe shkatërrosh institucionet e shtetit. Këtë po e bën VMRO-DPMNE për 10 vite, këtë po e bëjnë deputetët e Gurevski sot, duke bllokuar institucionet demokratike nëpërmjet bllokimit të Kuvendit. Këtë që po bën VMRO-DPMNE është dhunë mbi qytetarët dhe vendin”, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA.
Ata kanë shtuar se “Nikolla Gruevski nuk është populli, ashtu sic nuk është edhe VMRO-DPMNE”.