Të nderuar,
Ju ftojmë në promovimin zyrtar të kandidatit për kryetar komune dhe listës së këshilltarëve nga koalicioni Më të mirët për komunën tonë.
Në promovimin, i cili do të mbahet më 3 tetor 2021 (e diel), në orën 20:00, në sheshin e qytetit në Tetovë, do të keni mundësi të njiheni me planin për më të mirën për Tetovën.
Në promovim do të marrë pjesë kryetari i LSDM -së, Zoran Zaev.
Ne do të jemi të nderuar me prezencën tuaj.
Ju presim!



