VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski ta lënë të kaluarën dhe politikat e ndarjeve dhe konflikteve që qytetarët i mundën në ciklet e zgjedhjeve të fundit, reagon LSDM.
“Nikolla Gruevski dhe politikat e tij shkatërruese janë të kaluara, qytetarët i thanë JO në disa raste. Është koha për reforma që sigurojnë rritje ekonomike, integrim dhe një shoqëri për të gjithë. VMRO-DPMNE t’i mbështes reformat dhe integrimet euro-atlantike, dhe kështu të mbështesin një jetë më të mirë për qytetarët. Kjo është në interes të Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në deklaratë.
Reagimi vjen pas intervistës së sontme të Mickoskit në Tv Afla, i cili paralajmëroi protesta të reja nga muaji maj nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe se do të kërkojë zgjedhje të reja të parakohshme.