LSDM-ja e akuzon pushtetin për lëshimet sistematike për gripin dhe konfirmoi se nuk është respektuar rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë të vaksinohen 75 për qind e personave të moshuar, si dhe personat të cilët përkasin në grupet e rrezikuara prioritare.
“Sipas të dhënave zyrtare të Institutit për shëndet publik, në vend janë furnizuar 10 herë më pak vaksina nga nevojat e qytetarëve. Janë vaksinuar vetëm 7,7 për qind e personave të moshës mbi 65 vjet edhe pse fëmijët më së shpeshti sëmuren, janë vaksinuar vetëm 10 fëmijë të moshës deri në 5 vjeç”, deklaroi Zllatko Mehmedoviq, anëtar i Komisionit për Shëndetësi të LSDM-së.
Sipas Mehmedoviq, duke pasur parasysh se epidemiologët paralajmërojnë se kulmi i gripit mund të pritet në shkurt, nuk është i mjaftueshëm vazhdimi i pushimit të nxënësve për disa ditë, ndërsa problemi është sistematik.
Shëndetësia, citoi, është një nga prioritetet në Planin për jetë në Maqedoni të LSDM-së, me të cilin është parashikuar shërimi falas në spital për të gjithë, përforcim të mbrojtjes shëndetësore parandaluese, edukim shëndetësor për vaksinim dhe respektim të të gjitha praktikave botërore për mbrojtje shëndetësore kualitative.
Data 21.03.2026
Aktuale
- Kërcet dajaku në ditë të Bajramit, policia arreston dy baballarë për dhunë ndaj fëmijëve të tyre
- LAMM: Deri në 40 minuta pritje në vendkalimin kufitar Tabanocë
- LSDM kërkon hetim për skandalin e ri korruptiv në bujqësi
- Tërhiqen nga tregu rreth 90,000 shishe qetësuesish dhimbjesh për fëmijë
- Kapet shqiptari në Peru, konsiderohet koka e rrjetit të kokainës drejt Evropës
- Ngushtica e Hormuzit, OKB deklaron gatishmëri për ndërhyrje
- LSDM: Kush nga pushteti qëndron pas skandalit të ri korruptiv në bujqësi?
- Kapet me 105 km/h në zonë urbane, sanksionohet 21-vjeçari nga Shtipi

