LSDM-ja përmes një deklarate ka reaguar edhe një herë për lëshimet që ka bërë pushteti i mëparshëm i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja në realizimin e projekteve infrastrukturore për të cilat ka kërkuar që të mbahet edhe përgjegjësi për dëmtimin e buxhetit të shtetit.
“Lëshime të mëdha në ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër dhe Miladinovci – Shtip, që tregojnë se VMRO-DPMNE gjatë sundimit të saj 11 vjeçar më tepër është interesuar për pasurimin e udhëheqësisë së saj sesa t’i mbrojë interesat dhe nevojat e qytetarëve.
Zhvatja e kostos shtesë të shkaktuara për shkak të paaftësisë së qeverisë së mëparshme do të shkojnë direkt në shpinë të qytetarëve dhe kostoja është pothuajse aq sa totali i subvencioneve për një vit për të gjithë bujqit në Maqedoni që qeveria e mëparshme i ka paguar me vonesa të gjata. Në llogari të pasurimit personal, Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij kanë varfëruar buxhetin dhe njëkohësisht kanë minuar reputacionin e vendit.”- thuhet nga LSDM.
“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja po punon aktivisht për të riparuar dëmin e shkaktuar nga VMRO-DPMNE dhe zbatimin e reformave në interes të qytetarëve të cilët do të sjellin të mira për të gjithë. Do të gjendet një zgjidhje edhe për lëshimet e bëra në projektimin e autostradave dhe projektet do të realizohen në interes të qytetarëve. Njëkohësisht, do të ketë një revizion të plotë të të gjithë projekteve infrastrukturore dhe çdo abuzimin të parave të taksapaguesve do të pasojë përgjegjësi.”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.