Maqedonia duhet të ecë para. Vullneti i qytetarëve dhe përcaktim i shumicës për ndryshime duhet të respektohet. Vetëm kjo mënyra për dalje nga kriza të cilën e ka imponuar pushteti i deritanishëm”. Kështu kanë deklaruar nga LSDM si reagim i qëndrimeve të liderit të VMRO-DPMNE-Nikolla Gruevski, gjatë intervistës së djeshme, njofton SHENJA.
“Mbi 612.000 qytetarë qartë kanë zgjedhur jetë dhe drejtësi, zgjodhën të jetojnë në një shoqëri për të gjithë, e përkrahën konceptin e bashkimit, përkundër konceptit të ndarjes, konceptin e integrimit karshi konceptit të izolimit. Po rrjedhin procese demokratike të cilët janë të pandalshme dhe që hapin perspektiva”, kanë thënë nga LSDM.
Sipas tyre proceset politike në Maqedoni më nuk varen nga Nikolla Gruevski dhe strukturat kriminele “që 10 vite kanë tërhequr Maqedoni drejt fundit, përderisa vendet tjera të rajonit shkojnë përpara”.
“Intervista tregoi se koha e Gruevskit ka mbaruar. Ai nuk ka ide, nuk ka vizion, nuk mund të përgjigjet kërkesave të qytetarëve dhe shtetit. Në politikën e Maqedonisë më nuk ka vend për politikanë që vjedhin, gënjejnë popullin, shkaktojnë padrejtësi ndaj qytetarëve, i keqpërdorin dallimet etnike dhe kulturore, i kacafytin mes vete dhe i largojnë nga bota për përfitime personale”, kanë thënë nga LSDM, duke shtuar se Maqedonia ka nevojë për një Qeveri të re dhe stabile. /SHENJA/