Naqe Çulev është përgjegjës për rrezikimin e shëndetit dhe sigurinë e qytetarëve, për mosveprim gjatë ngjarjes në Strugë, për sulmin mbi gazetarin dhe bombën e tymit në Shkup dhe pikërisht për atë duhet të japë dorëheqje.
Dita e djeshme ishte shembull skandaloz se Naqe Otsjaj nuk ka kapacitet, as vullne të punojë në interes të qytetarëve.
Në Strugë, ministri teknik i VMRO-DPMNE-së lejoi tubim masiv me çka i rrezikoi qytetarët nga koronavirusi dhe krijoi panikë te të gjithë qytetarët në shtet.
Opinioni ishte dëshmitar për shkeljen masive të ndalesës së tubimeve grupore. Qindra qytetarë pa pajisje mbrojtëse, pa distancë përkatëse në mënyrë masive kanë qarkulluar nëpër qendrën e Strugës, ndërsa policia ishte e pranishme në ngjarjen dhe aspak nuk ka reaguar.
Në vend se të parandalojë tubim masiv në kushte të pandemisë së rrezikshme shëndetësore, policia edhe pse e pranishme në ngjarje, jo vetëm që nuk ka reaguar, por atë e ndiqte shkelja e ndalesës. Me këtë papërgjegjsi Çulev u bë bashkëpunëtor në rrezikimin e shëndetit të qytetarëve.
Neglizhenca befasuese e Naqe Çulev është befasuese për shëndetin e qytetarëve. Ai dje në Ditën e policisë së Maqedonisë, në kundërshtim me rekomandimet, ka organizuar tubim publik, pa i respektuar masat e mbrojtjes dhe e rrezikoi shëndetin e qytetarëve, të pranishmëve dhe policisë.
Plotësisht, në video të publikuara qartë shihen bashkëpunëtorët e Naqe Çulev të cilët mundohen t’i pengojnë gazetarët në kryerjen e punës së tyre dhe me ç’rast u kërcënohen me forcë fizike.
Në fund, përveç kërcënimeve, për gazetarët dhe punonjësit mediatik, së bashku me përfaqësuesit e korrit diplomatik gjuajtën një bombë tymi në afërsi, me çka ishte rrezikuar siguria dhe shëndeti i tyre.
Siç shihet për Naqe Otstaj më e rëndësishme është të incizijë videoklipe të shtrenjta, duke i keqpërdorur resurset e policisë, në të cilat demonstron fuqi dhe në të cilat nuk ka vend për qytetarët.
Naqe Çulev përveç që e mbron Hristijan Mickovskin, nuk është i aftë për asgjë tjetër dhe për atë duhet të japë dorëheqje.
Qendra për komunikime me opinionin e LSDM-së



