LSDM-ja kërkon shkarkimine Bojan Hristovskit të sapo emëruar për drejtor të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ASK). Sipas tyre, ish kryetari i VMRO-DPMNE-së për Shkupin dëshmon se është figurë politike i cili nuk guxon të jetë drejtues i shërbimit sekret dhe bie në kundërshtim me Ligjin për ASK-në. Por kryeministri, Hristijan Mickoski ka hedhur poshtë këto akuza duke i cilësuar sikur të pa baza. Ai ka shtuar se Hristovski nuk do të shkarkohet nga pozita e drejtorit dhe se të drejtën e profesionalizmin e tij e dëshmoi në gjykatë. I pari i Qeverisë shtoi se mbetet i fokusuar në zbatimin e reformave dhe se po punohet për shkrirjen e dy shërbimeve dhe Drejtorisë për informata të klasifikuara në një organ të vetëm të sigurisë. Lidhur me shkarkimin e Zare Milloshevskit nga pozita e drejtorit të ASK-së, Mickoski tha se i njëjti dy muajt e fundit nuk ka komunikuar me Qeverinë dhe për këtë arsye do të ketë përgjegjësi. /Alsat.mk
Data 22.09.2026
Aktuale
- Klodi dhe Elijona i japin fund përfundimisht lidhjes, zbulohet arsyeja e dhimbshme
- Paralajmërimi për mbetje elektronike: Rreziqet e inteligjencës artificiale për mjedisin
- Momente paniku për Xheneta Fetahun! Aksidentohet rëndë me veturë, dalin pamjet
- Kurti takohet me Erdoğan në New York: Flet për UÇK-në, Preshevën dhe bashkëpunimin Kosovë-Turqi
- BE dërgon ekspertë në Kongo, nis prova klinike për vaksinën kundër Ebolës
- Gjykata Speciale përmend emra të rinj: Baton Haxhiu paralajmëron aktakuza të mundshme
- Nga funerali i të atit, te armët dhe “Air Albania”; media izraelite zbërthen lidhjet e Ramës me Yeffet
- Putini nuk ka nevojë të fitojë në Ukrainë për të fituar në Evropë



