Si çdo ditë në periudhën e fundit, edhe sot ka vazhduar përplasja mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së nëpërmjet komunikatave. Nga VMRO-DPMNE kanë thënë se populli më 11 dhjetor nuk ka votuar për shtet binacional, për dygjuhësi dhe për ndryshimin e flamurit dhe himnit. Ata kërkojnë që sa më shpejtë të mbahen zgjedhje, ku sipas tyre qytetarët e vendit do t’i thonë JO platformës së Tiranës.
“Qytetarët qartë tregojnë se nuk dëshirojnë platforma nga shtete të huaja. Qytetarët nuk e dëshirojnë platformën e Tiranës, të cilën LSD dëshiron ta çojë përpara dhe të formoj qeveri me çdo kusht. Kriminelët nga LSD nuk mund të gënjejnë popullin me qëllim shpëtimit nga burgu. Populli i ka lexuar dhe i porosit çdo ditë nga rrugët se do të përgjigjen para drejtësisë. Nuk mund me asnjë platformë që është në kundërshtim me kushtetutën të shpëtojnë”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
Nga ana tjetër nga LSDM kanë akuzuar kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski se po e bllokon gjithë sistemin shtetëror. LSDM rithekson edhe një herë premtimin se shumica e re parlamentare do të mbrojë interesat shtetërore dhe do të zbatojë vullnetin e qytetarëve.
“Qytetarët dhe shteti janë peng të Nikolla Gruevskit, të cilët me dhunë bllokojnë proceset demokratike. Ata janë të gatshëm, që për të shpëtuar nga përgjegjësia të bllokojnë të gjithë sistemin shtetëror dhe të viktimizojë stabilitetin e Maqedonisë dhe ekzistencën e njerëzve”, kanë reaguar nga LSDM.
LSDM sërish u ka premtuar qytetarëve të Maqedonisë se së shpejti do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe do të formohet Qeveria e re.
Enis Murtezi /SHENJA/
LSDM: Gruevski po e mban peng Maqedoninë… by tvshenjaofficial