LSDM sot nëpërmjet një komunikate ka thënë se gjendja e tillë në shtet nuk i sjell askujt mirë përpos një grupi të vogël të kriminelëve të udhëhequr nga Nikolla Gruevski, të cilët kanë frikë për lirinë e tyre dhe kjo, thonë ata, nuk guxon të jetë arsye për pengesë të shtetit.
“Të kishte çfarë tu shpjegoj Nikolla Gruevski qytetarëve rreth asaj që e bën, nuk do të linte që deputetet e tij me replika absurde njëri tjetrit, të shkojnë në kundërshtim me dinjitetin e Kuvendit. E as që do t’i linte qytetarët të cilët i shqetëson me gënjeshtra, të kalojnë vetëm ditët në rrugë”, kanë thënë nga LSDM.

