Do të ketë rizgjedhje të tërësishme në gjyqësor, qeverisja kriminale nuk mund t’i pengoj drejtësinë dhe ndryshimet. Kështu ka porositur Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nëpërmjet një komunikate me shkrim. Nga kjo parti kanë thënë se askush dhe asgjë nuk mund ta pengoj drejtësinë.
“Ashtu kanë vendosur 612 mijë qytetarë të Maqedonisë dhe ai proces është i pandalshëm. Në Maqedoni do të zbatohen reforma themelore sipas raporteve të Rajnhard Pribe dhe Komisionit Evropian, që do të sigurojnë institucione të pavarura. Do të ketë rizgjedhje të tërësishme të gjykatësve. Gjykatësit do të punojnë në mbrojtjen e qytetarëve dhe jo sipas direktivave partiake si deri më tani. Për këtë gjitha tentimet e kriminelëve dhe shpresat se mund t’i shmangen drejtësisë janë të kota”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Por sipas VMRO DPMNE-së, LSDM-ja dhe kreu i saj Zoran Zaev u shndërruan në mbrojtës të gjithçka që është kriminale.
“LSDM udhëhiqet nga i aboluari Zoran Zaev dhe ushtron presion të vazhdueshëm ndaj gjyqësorit. Maqedonia njëherë e pa se si duket kur LSDM-ja për një ditë ndërron 617 gjykatës dhe prokurorë me të tillë sipas qejfin të tyre. Qytetarët njëherë e panë se si LSDM qeverisë dhe si dëshiron që të okupojë gjyqësorin tërësisht”, qëndron në reagimin e VMRO DPMNE-së.
VMRO vlerëson se qasja e tillë e LSDM-së është shantazh politik, të cilën qytetarët e dënuan në zgjedhje.
LSDM dhe VMRO përplasen për rizgjedhjen e… by tvshenjaofficial
Powered by WPeMatico