LSDM ngrit dyshimet për vizitat e ministrit të mbrojtjes Zoran Jolevski në SHBA dhe takimet me kongresmenin Dejna Rodrabaher i cili dha deklarata kontroverse për ndarjen dhe shpërbërjen e Maqedonisë. Zëdhënësi i kësaj partie Petre Shilegov pyeti publikisht se çfarë qëndron pas këtyre takimeve. A po zhvillohet ndonjë lobim për interesa të VMRO-DPMNE-së, pyesin nga LSDM.
“Ministri i VMRO-DPMNE-së Zoran Jolevski duhet të shpjegojë se çfarë u fol në takimin që e kishte me Dejna Rohrabaher. A ka qenë ai takim për shkak të deklaratave kontroverse të tij për shpërbërjen dhe ndarjen e Maqedonisë? Ministri i mbrojtjes është i obliguar që të japë përgjigje se me kë tjetër është takuar Jolevski. A kanë qenë takimet zyrtare ose private, dhe a duhet opinioni i Maqedonisë të presë edhe ndonjë deklaratë kontroverse si rezultat i takimeve të Jolevskit?”, ka thënë Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së
Kohë më parë Ministria e Jashtme e Maqedonisë, kërkoi qëndrim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit për deklaratat e kongresmenit amerikan Dana Rohrabacher, dhënë për televizionin “Vizion Plus” nga Shqipëria. Deklaratat e kongresmenit bënë bujë në Maqedoni pasi ai pati thënë që Maqedonia duhet të ndahet në dy pjesë, njëra t’i shkojë Kosovës e tjetra Bullgarisë.
“Qëndrimi im është që Maqedonia nuk është një shtet. Më vjen keq por nuk është një shtet. Ata janë kaq të ndarë, sa kurrë nuk do të jenë në gjendje që të shkojnë mirë së bashku. Prandaj, kosovarët dhe shqiptarët e Maqedonisë duhet të bëhen pjesë e Kosovës. Ndërsa pjesa tjetër e Maqedonisë duhet të bëhet pjesë e Bullgarisë apo çfarëdo vendi tjetër me të cilët ata pretendojnë se kanë lidhje. Ideja që do ta mbajmë Maqedoninë gjallë sepse dikush, 30 vjet më parë vendosi që ky është konfigurimi që duhet të dalë nga shpërbërja e Jugosllavisë, nuk çon në një arsyetim që kjo ide të mbahet ende”, ka deklaruar Dana Rohrabacher, kongresmen.
Kongresmeni Rohrabaker është anëtar i Komitetit për politikë të jashtme dhe kryetar i Nënkomitetit për çështjet evropiane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I pyetur në intervistën në “Vizion Plus” nëse edhe presidenti i ri amerikan Donald Tramp ndanë qëndrimin e njëjtë me të rreth të ardhmes së Maqedonisë, ai kishte deklaruar se ka ndikim të madh në politikëbërjen amerikane dhe se këtë çështje do ta diskutojnë në seancat dëgjimore që do të mbahen në muajt e ardhshëm.
Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/
LSDM denoncon: Ministri i VMRO-së u takua me… by tvshenjaofficial
Powered by WPeMatico