Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdon me realizimin e masave dhe politikave që sigurojnë rritje dhe zhvillim ekonomik. Në atë drejtim, fillon cikli i investimeve prej 5 miliard euro që ka për qëllim ta përshpejtojë rritjen.
Janë projektuar një miliard euro për rrugë, mbi një miliard euro për hekurudhë dhe mbi një miliard euro për energjetikë.
Do të investohet në investime kyçe kapitale si HC Çebren, përçuesi i lartë drejt Shqipërisë bashkë me gazsjellësin, Qendër e re klinike, ndërsa pasojnë edhe investimet në bujqësi dhe zhvillim rural, stacione filtruese për ujrat e zeza, sisteme kanalizimi, shkolla, çerdhe dhe shumë projekte tjera të rëndësishme për qytetarët.
Edhe një dëshmi për reformat e suksesshme të LSDM-së dhe Qeverisë është Raporti i ri i Organizatës botërore të tregtisë sipas të cilit shteti ka arritur përparim të madh ekonomik, që paraqet një vlerësim pozitiv për politikat ekonomike që i udhëheq kjo qeveri.
Për vetëm dy vite, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, nga ekono(MEDIAL)e gjetur prej -1.8 BPV, me politikat e suksesshme ekonomike ka arritur rritje prej 4.1 për qind, në kuartalin e parë vitit 2019.
Sot, shteti ynë ka përparim prej 25 vendeve në indeksin global të inovacionit për vitin 2019, gjegjësisht tani vendi ynë është në pozitën e 59, në krahasim me vitin e kaluar që ishim në vendin e 84.
Numër rekord i kompanive, mbi 250, në vitin 2018 kanë përfituar mbështetje financiare nga shteti, ndërsa Qeveria i ka ndihmuar ekonomisë me 40,7 milion euro.
Paralelisht, rriten pagat dhe pensionet. Njëkohësisht, shënojmë rënie të papunësisë në shifra rekorde prej 17,8 për qind, ndërsa vetëm për dy vite janë realizuar 49.552 punësime të reja, duke dominuar sektori privat.
Si parti e përgjegjshme vazhdojmë me realizimin e masave dhe politikave që sjellin rritje dhe zhvillim, konkurrencë më të madhe, vende të reja të punës, paga më të larta dhe më shumë para për qytetarët.
Qendra për komunikim e LSDM-së


