Patjetër të respektohet vullneti i 700.000 qytetarëve të shndërruar në 67 deputetë, thuhet në kumtesën e LSDM-së, shkruan SHENJA. Në këtë kumtesë, theksohet se vijon një zgjidhje e shpejtë e krizës politike, duke shtuar se proceset demokratike nuk mund të ndalen.
Nga partia e Zaevit thonë se Nikolla Gruevski, Gjorgje Ivanov e as Trajko Veljanovski nuk guxojnë të pengojnë proceset demokratike e të mos respektojnë vullnetin e qytetarëve.
“Është e drejtë demokratike e qytetarëve për të zgjedhur qeverinë e tyre dhe ata në zgjedhje të besueshme kanë votuar për ndryshim, drejtësi dhe unitet. Maqedonia ka një demokraci parlamentare, siç parasheh edhe Kushtetuta. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, i cili është mbështetur nga 67 deputetë në Kuvend, tashmë ka publikuar programin e qeverisë së re reformuese e cila mbron karakterin unitar të shtetit, garanton sundimin e ligjit, ofron zgjidhje për nevojat dhe problemet e të gjithë qytetarëve dhe hap perspektivat euroatlantike të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
Në kumtesë, theksohet se është i nevojshëm një transferim paqësor i pushtetit përmes institucioneve, themelimin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, vazhdim të seancës konstituive të Kuvendit dhe zgjedhje të kryetarit të Kuvendit, e më pas edhe të Qeverisë së re. /SHENJA/

