Lokalizohet zjarri në depon e Hekurudhave të Maqedonisë, ku u dogjën disa vagonë dhe lokomotivë të cilët prej vitesh qëndronin aty për servisim. Komandanti i Brigadës së zjarrfikësve Zvonko Tomevski tha për Alsat se kanë intervenuar me 10 automjete dhe 30 zjarrfikës.
“Në ora 2:00 e mëngjesit pranuam lajmërim se ka shpërthyer zjarr në rrethin e hekurudhave dhe menjëherë dërguam dy automjete të zjarrfikësve të cilët me arritjen në vendin e ngjarjes lajmëruan se po bëhet fjalë për zjarr më të madh ku janë përfshirë më shumë vagonë, menjëherë u kërkua ndihmë shtesë dhe intervenuam me gjithsej 10 automjete të zjarrfikësve dhe 30 zjarrfikës. Zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet në pastrimin e terrenit. Kishte shumë tym a ka ndonjë të lënduar? Jo nuk kemi asnjë të lënduar intervenimi ishte i suksesshëm, kishim ujë të mjaftueshëm për shuarjen e zjarrit ndërsa dëmi material do të shqyrtohet. Çfarë konkretisht digjej? Vagonë, nga më të ndryshmit, vagonë të vjetër që më siguri janë sjellë për serisë apo janë jashtë përdorimit, vagon udhëtarësh, vagonë për bartje, ishin të zbrazët”, deklaroi Zvonko Tomeski – Komandant i Brigadës për mbrojtje kundërzjarrit.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se SPB e Shkupit është njoftuar në orën 1:45 pas mesnate se ka shpërthyer zjarr në një depo të Hekurudhave të Maqedonisë në të cilin ka pasur vagonë dhe lokomotivë të cilat kanë qenë jashtë funksionit.
“Në ora 3:30 zjarri është lokalizuar nga ekipet e brigadës së zjarrfikëseve në Shkup ndërsa nuk ka persona të lënduar. Në Ora 9:00 në SPB Shkup është lajmëruar se zjarri përsëri është aktivizuar”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.
Shkaqet e zjarrit që shpërtheu 2 orë pas mesnate nuk dihen ende. Pos dëmeve materiale nuk ka të lënduar. /Alsat.mk