Lëvizja “Anti-Bixhoz”, kërkon nga qeveria që të ndjek shembullin e Shqipërisë dhe Kosovës për mbylljen e kazinove dhe bastoreve. Sipas lëvizjes “Anti-Bixhoz, deri më tani nuk ka pasur as një distancim dhe paralajmërojnë se do ta monitorojnë se si shteti dhe kompanitë do ta respektojnë ligjin, që lojërat e fatit të jenë 500 metra larg shkollave.
“Qëndrimi jonë i fundit është mbyllja si në Shqipëri dhe Kosovë dhe zgjedhje më të mirë nuk shohim, se do të ishte një absurd i madh, nëse lojërat e fatit nuk do mund t’i shohim siç jemi mësuar t’i shohim afër shkollave, çerdheve dhe shkollave të mesme, por si do të justifikohet prania e një kazinoje pranë universitetit, siç është Universiteti i Tetovës dhe UEJL-it.”, – deklaroi Nuhij Gani nga Lëvizja anti-bixhoz.
“Gjithsesi ne do të jemi prezent, gjatë realizimit apo aplikimit të ligjit dhe shumë e rëndësishme se deri më tani nuk ka pasur as një lloj distance për ligjin për lojërat e fatit. Për herë të parë bëhet fjalë për më pak 500 metra, kështu që ne do jemi prezent dhe do të ndjekim mënyrën se si do të realizohet e njëjta.”, – theksoi Xhemal Abdiu nga lëvzja “Anti-Bixhoz.”.
Ndryshe mendojnë nga Asociacioni për organizimin e lojërave të fatit (APIS), sipas të cilit me propozim-ligjin e fundit, qeveria ka nisur procesin e mbylljes së lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut dhe se do t’i lë pa vende pune 10.000 njerëz dhe njëkohësisht buxheti do të humbasë rreth 280 milionë euro në nivel vjetor. Por, nga lëvizja “Anti- Bixhoz” thonë se këta persona nuk ngelin pa punë pasi të njëjta vetëm dislokohen, ashtu që sipas tyre kur i gjithë vendi ndjenë mungesën e punëtorëve në të gjitha sferat, nuk duhet të shqetësohen se do të mbesin pa punë. Me propozim ligjin e ri për lojërat e fatit, vihet në dukje nevoja e forcimit të rregullave të nevojshme për dhënien e licencave si dhe saktësimi se një shoqëri tregtare me një licencë mund të organizojë vetëm një lloj loje fati.