Sh.B. “Logos-A”, gjatë këtyre ditëve ka risjellë veprën poetike të Mehmet Akif Pejanit (Ersoj), “Safahat” në gjuhën shqipe.
Komunikata e plotë e Logosit:
𝗩𝗘𝗣𝗥𝗔 𝗣𝗢𝗘𝗧𝗜𝗞𝗘 𝗘 𝗠𝗘𝗛𝗠𝗘𝗧 𝗔𝗞𝗜𝗙 𝗣𝗘𝗝𝗔𝗡𝗜𝗧 𝗘 𝗥𝗜𝗦𝗝𝗘𝗟𝗟𝗘̈ 𝗡𝗘̈ 𝗚𝗝𝗨𝗛𝗘̈𝗡 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗘
Shumë nga personalitete të shquar dhe aq të rëndësishëm që jetuan në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, që i kontribuuan jetës kulturore, sociale e politike qoftë osmane e më pas edhe asaj turke kishin origjinë nga viset e ndryshme shqiptare. Ndonëse roli i tyre nuk mund të reduktohet vetëm në një shtresë identitare, ata ngelin dysi ndërmjet asaj çfarë janë për nga origjina dhe që i përkasin për nga vepra.
S’do mend se i kësaj natyre ishte edhe figura e përndritur e poetit dhe shkrimtarit të madh me origjinë nga fshati Shushicë e Pejës, hartuesi i himnit kombëtar turk “𝐼𝑠𝑡𝑖𝑘𝑙𝑎𝑙 𝑀𝑎𝑟𝑠̧𝑖”, Mehmet Akif Ersoj.
Se ai ka qenë i lidhur me vendin e origjinës së tij po e sjellim një varg poetik që ai me aq shumë dhimbje ia kushtoi Kosovës:
𝐶̧’𝑒̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑎𝑗𝑜 𝑓𝑢𝑠ℎ𝑒̈ 𝑒 𝑠ℎ𝑘𝑟𝑒𝑡𝑒̈ 𝑞𝑒̈ 𝑑𝑢𝑘𝑒𝑡 𝑎𝑡𝑗𝑒 𝑙𝑎𝑟𝑔
𝐸 𝑞𝑒̈ 𝑟𝑟𝑖 𝑎𝑠ℎ𝑡𝑢 𝑒 ℎ𝑖𝑑ℎ𝑒̈𝑟𝑢𝑎𝑟?
‐ 𝐴 𝑠’𝑒 𝑛𝑗𝑒ℎ? 𝐾𝑜𝑠𝑜𝑣𝑎!
𝑃𝑜 𝑠𝑖 𝑚𝑢𝑛𝑑 𝑡𝑎 𝑛𝑗𝑖ℎ𝑗𝑒?
𝑃𝑜, 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑠𝑒 𝑠’𝑒 𝑛𝑗𝑒ℎ, 𝑘𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡𝑒̈,
𝑆’𝑘𝑎 𝑙𝑒̈𝑛𝑒̈ 𝑔𝑢𝑟 𝑚𝑏𝑖 𝑔𝑢𝑟 𝑒𝑔𝑒̈𝑟𝑠𝑖𝑟𝑎 𝑒 𝑡𝑒̈𝑟𝑏𝑢𝑎𝑟!
Kësaj radhe për ta njohur më për së afërmi veprimtarinë e tij prej shkrimtari dhe poeti, Kuvendi i Madh Popullor i Republikës së Turqisë, në krye me kryetarin e saj prof. dr. Numan Kurtulmush, lexuesit shqiptar ia sjell veprën poetike të Mehmet Akif Pejanit 𝙎𝒂𝙛𝒂𝙝𝒂𝙩 – 𝙁𝒍𝙚𝒕𝙚̈𝒕. Kjo paraqet nder dhe respekt që ky Kuvend ia bën kombit dhe kulturës shqiptare.
Organizimi i projektit për përkthimin, redaktimin profesional, redaktimin gjuhësor dhe përgatitjen teknike është realizuar nga SHB Logos-A nën përkujdesjen e Adnan Ismailit.
Në fakt ky botim që tani e keni në duar është ribotim i të njëjtës vepër botuar vite më parë nga kjo vatër botuese.
Vepra 𝙎𝒂𝙛𝒂𝙝𝒂𝙩 – 𝙁𝒍𝙚𝒕𝙚̈𝒕, e cila në kuadër të këtij botimi të formatit të madh me rreth 550 faqe, që ngërthen shtatë libra dhe 2 shtojca, paraqet shkrimet, ligjërimet dhe poezitë e Mehmet Akifit për zhvillimet e kohës në të cilën ai jetoi. Konsiderojmë që kjo vepër sublime mund të shndërrohet në objekt hulumtimi e studimi për profilet e ndryshme shkencore, duke filluar nga ato letrare, historike, sociologjike, etj.
Njëherit duhet potencuar që botimi i kësaj vepre paraqet përmbylljen e veprimtarisë sonë botuese për vitin 2024.
𝗟𝗼𝗴𝗼𝘀-𝗔
𝐹𝑟𝑦𝑚𝑒̈𝑧𝑖𝑚𝑖 𝑣𝑎𝑧ℎ𝑑𝑜𝑛…