Ne ishim iniciatorë dhe i dhamë dorën për bisedë dhe takim udhëheqësish, tha për TV24 nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska.
“VMRO-DPMNE-së nga dhjetë ministri i kemi ofruar edhe pesë ministri që të jenë pjesë e Qeverisë dhe BE-ja do ta respektojë më shumë unitetin tonë”, tha Llukarevska.
Ajo shtoi se procesi i ndryshimeve kushtetuese duhet të ketë sukses dhe i tillë, sipas saj, është mesazhi i bashkësisë ndërkombëtare dhe zyrtarëve të lartë.
“Duhet ta kryejmë detyrën në shtëpi dhe është mirë që edhe VMRO-DPMNE i përkrah ndryshimet kushtetuese, ndaj le të jetë Mickoski kryeministër. Ne nuk udhëhiqemi nga interesi për vlerësimet partiake për qytetarët, por kjo është një luftë për interesa strategjike, në të kundërt do të mbetemi të izoluar dhe do të vazhdojmë të funksionojmë si në kohën e regjimit të errët. Përmes kompromisit dhe dialogut duhet të tregojmë se e meritojmë të jemi pjesë e BE-së”, tha Llukarevska. /flaka