Është ndjesi e veçantë kur sheh nga afër entuziazmin, talentin, e veçanërisht suksesin e të rinjve.
Një kënaqësi të tillë pata sot, gjatë takimit me Ill Rustemin, i lindur në vitin 2005 në Arnaqi të Shkupit, ende nxënës u shkollës së mesme dhe tanimë që në moshë të re, autor i librit “Sfidat Kombëtare në Dervend të Shkupit: 1940-1945”.
U befasova nga aftësia dhe guximi i një të riu që t’i qaset një pune kërkimore, për një epokë mjaft të rëndësishme të historisë kombëtare dhe ndjehem i nderuar që një kopje të veprës ma dhuroi sot personalisht në zyrat e mia.
E inkurajoj Illin, por edhe të gjthë bashkëmoshatarët e tij që të vazhdojnë me përkushtim, mësimet, studimet dhe të punojnë po me kaq zell. Ata janë shpresa e këtij vendi dhe këtij populli, por edhe dëshmia më e mirë se me punë e përkushtim mund të arrijmë suksese që i thyejnë të gjitha tabutë e normat tradicionale./Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë
Data 27.05.2025
Aktuale
- Reagon komuna e Çairit: Jemi nën sulm, Arsovska po shndërrohet në ekzekutore të agjendave të dyshimta politike
- Abdixhiku: Vjedhjet do të kthehen cent për cent, drejtësia po merr trajtë në Kosovë
- “S’mund të thuash ‘çmontohet’ dhe nuk arreston drejtuesit e grupit”- Operacioni “Ura”, Artan Hoxha: RENEA ka qëndruar 6 orë dhe nuk hynte dot në banesë, aty duhet të futesh si në ambasadë
- Shkenca zvicerane paralajmëron: A po na bën inteligencia artificiale të rinjtë më të kufizuar në mendim?
- Gashi takohet me Norbert Lammert, kryetar i Fondacionit Konrad Adenauer
- FRASH: Zgjodhët Adnan Azizin, në vend se të ardhmen me ASH-në dhe Arben Taravarin
- PD tjetër ankim në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës
- Tragjike në Itali/ 39-vjeçari shqiptar përplaset për vdekje nga një makinë teksa po shkonte në punë (EMRI+FOTO)