Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Gjykatës së Apelit, në lidhje me organizatorët e “27 prillit”, e cila pranoi ankesat e tyre dhe vendosi që lëndën ta kthejë në rigjykim.
Lloga kërkon që Këshillit Gjyqësor të reagojë menjëherë dhe të marrë masa për të përcaktuar rrethanat në bazë të të cilave është miratuar aktgjykimi.
“Është e qartë se lëshimet e qëllimshme apo të paqëllimshme të shkeljeve serioze edhe më tutje mbeten një praktikë e lejuar për disa gjyqtarë. Prandaj, është e nevojshme që menjëherë të merret një përgjigje e duhur, pse kjo lejohet në vazhdimësi, pra pse në aktgjykimin e shkallës së parë nuk janë vërtetuar të gjitha rrethanat kontestuese dhe as faktet e rëndësishme që kanë të bëjnë me veprën penale të kërcënimit terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.