Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në ClickPlus tregoi një nga arsyet, që sipas tij, i detyruan deputetë maqedonas që të votojnë “kundër” Ligjit për amnisti.
Edhe pse refuzoi të japë në vlerësim se pse deputetët e LSDM-së nuk e mbështetën Ligjin, Lloga më vonë tregoi se nga komentet në rrjetet sociale, një nga arsyet mund të ketë qenë “vreri i madh te maqedonasit”.
“Uroj që ta thirrni kryeministrin dhe ta pyesni, sepse ajo çfarë ndodhi është shumë e dhimbshme për familjarët e të burgosurve”, tha fillimisht Lloga.
“Ka pasur një vrer nga maqedonasit se do të amnistohen shumë shqiptarë dhe politikanët maqedonas nuk duhet ta votojnë”, tha më tej Lloga.