Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga së bashku me drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, Driton Nebiu, kanë shpërndarë pako me mjete shkollore për rreth 2000 nxënës të shkollës fillore “26 korriku”, në Komunën e Shuto Orizarit , shkruan Top24.
LLoga ka potencuar se më në fund prona e konfiskuar nuk dëmtohet dhe asgjësohet, por përfundon tek qytetarët, veçanërisht tek popullata më e re fëmijët dhe nxënësit.Top24