Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga, ka reaguar në lidhje me zërat se palestinezët duhet të largohen nga vendlinjda e tyre në Gaza.
“Çdo përpjekje për ta detyruar këdo palestinez të Gazës të largohet nga shtëpia dhe vendlindja e tij është një akt padrejtësie historike dhe një rrezik serioz përtej stabilitetit rajonal. Një veprim i tillë nuk është vetëm i papranueshëm moralisht, por edhe një shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare dhe parimeve themelore të të drejtave të njeriut. Kjo do t’i hapte rrugë secilit shtet apo grup shtetesh që cilindo konflikt ta zgjidhte përmes dhunës dhe spastrimit. Populli palestinez🇵🇸 dhe ai izraelit🇮🇱 duhet, përmes dialogut dhe zgjidhjes me dy shtete, të sigurojnë paqen dhe mirëqenien e dy popujve fqinj.
Qëndrimi zyrtar i Maqedonisë së Veriut duhet të jetë gjithashtu në këtë drejtim, i njëjti duhet të thuhet qartë dhe me zë të lartë”, ka shkruar Lloga.