Zëvendësministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vlladimir Llazovski, sot ishte për vizitë në Teatrin e Kukullave të Lubjanës (LPT) që është skena kryesore për t’i interpretuar shfaqjet e kukullave për fëmijë dhe të rinj në Slloveni.
Drejtori i Teatrit, Urosh Korençan, e njoftoi zëvendësministrin Llazovski me disa skena të Teatrit të Kukullës që disponojnë me ulëse për mijëra njerëz. Ata kanë produksion të 15 premierave në vjet që u kushtohen afër 110.000 shikuesve.
Në takim ishin ndarë përvojat e punës së Teatrit të Kukullave të Lubjanës që menaxhon me dy festivale në të cilat prezantohen arritjet vendore dhe botërore të aktorëve të kukullave, si dhe përvojat nga anëtarësimi në asociacionet ndërkombëtare në këtë lloj të teatrove. Ishin shqyrtuar mundësitë dhe perspektivat për një bashkëpunim konkret ndërmjet Teatrit të Kukullave të Lubjanës dhe Teatrit për Fëmijë dhe të Rinj nga Shkupi.
Zëvendësministri Llazovski e vizitoi edhe Muzeun e Kukullave i cili është në kompetencë të Teatrit, ndërsa i cili bazohet në një traditë mbi njëqindvjeçare të shfrytëzimit të kukullave në shfaqjet teatrale në Slloveni.
Teatri dhe Muzeu me përmbajtjet shtesë janë njëri nga faktorët kryesorë edhe në procesin arsimor të të rinjve në këtë vend, që ishte një përvojë e dobishme edhe për Delegacionin e Maqedonisë që këto ditë është në „Forumin e Kulturave Sllave“ në Lubjanë, të cilin krahas zëvendësministrit e përbëjnë edhe Biljana Qupeva-Tuxharovska, përgjegjëse për veprimtarinë botuese në Ministrinë e Kulturës, drejtori i Muzeut të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordan Nikollov, dhe ambasadorja e vendit në Slloveni, Suzana Zelenkovska.