Gjorgji Llazarevski i cili bashkë me Zvonko Kostovskin paraqitën përgjimin jolegal masiv, deri tani nuk ka pasur takim me kryeministrin Zoran Zaev. Janë parë në gjyq, si të akuzuar në rastin “Puçi” dhe aq.
Takim nuk ka pasur pasi përfundoi e gjithë përralla, VMRO-DPMNE ra nga pushteti, ndërsa LSDM e mori timonin edhe atë duke iu falënderuar “bombave” të publikuara” të cilat i siguruan Llazarevski dhe Kostovski.
“Nuk ekzistojmë për strukturat e reja”, ka thënë Llazarevski, transmeton Medial.mk.
Që të dy kanë punuar në Drejtorinë e pestë të DSK-së. Llazarevski ka dhënë dorëheqje nën presion, ndërsa Kostovski humbi vendin e punës pasi ishte akuzuar për përgjim jolegal.
“Më 2008 ishim të vetëdijshëm se përgjohet ilegalisht edhe atë direkt nga pajisja e DSK-së. Ishim dëshmitarë edhe të aferës ‘Veshi i gjatë’, por atëherë heshtëm…”, ka thënë ai duke shtuar se lëshim është se ai dhe kolegu i tij nuk kanë arrit të tubojnë gjitha “bombat” dhe nënvizon se ndoshta ato janë vetëm 2 apo 3 përqind e materialeve jolegale.