Situata aktuale në Maqedoni është e komplikuar, e shkaktuar nga një krizë të krijuar në mënyrë artificiale. Kështu thotë ministri i jashtëm rus, Sergej Llavrov, transmeton “Sputik”.
Sipas Lavrovit, është e çuditshme që Ballkani perceptohet si rajon i “aktiviteteve provokuese” ruse, ndërsa çdo relacion normal mes Rusisë dhe vendeve ballkanike shkaktojnë shqetësim tek Perëndimi. “Situata aktuale në Maqedoni është pak më e ndërlikuar, madje do ta quaja edhe krizë, dhe një pjesë të madhe e shkaktuar në mënyrë artificiale, e cila çon deri në situatë për tentim të ndarjes së shoqërisë”, thotë Lavrov, duke shfaqur shpresën se “Perëndimi e kupton rëndësinë nga tentimet e tilla”.
“Sputnik” përkujton se Moska zyrtare disa herë ka bërë thirrje për ndërprerje të involvimit të huaj në punët e brendshme të Maqedonisë.

